Kriza e golit, Vllaznia, 1 gol në 4 ndeshjeVetëm 1 gol në 360 minuta lojë, edhe ky i realizuar ndaj Apolonisë u shënua në minutën e 93-të nga Ilir Nallbani.

Publikoje ne:
Është e pabesueshme, por realisht e vërtetë. Vllaznia duket se nuk di të shënojë gol, duke qenë skuadra që ka realizuar më pak në katër javët e para: vetëm 1 gol në 360 minuta lojë, edhe ky i realizuar ndaj Apolonisë u shënua në minutën e 93-të nga Ilir Nallbani).
Kjo statistikë e 9-herë kampionëve të Shqipërisë, që kanë në gjirin e tyre golashënuesi më të mirë në aktivitet, Vioresin Sinanin, është shumë e trishtueshme, ashtu si vendi i 9-të që zë në renditje, është jashtëzakonisht pak për nënkampionët e sezonit të kaluar.
Te vetmjet kënaqësi kuqeblu: barazimi pa gola me Dinamon si dhe fitorja në sekondën e fundit me fierakët. Dy takimet në transfertë, të dyja të humbura me Besën (2-0, java 1) dhe Kastriotin (1-0, java 3).
E Diele, 20 Shtator 2009