Skënderbeu, skuadra më prodhimtare në SuperligëKorçarët e drejtuar nga Gerti Haxhiu, me 9 gola në katër ndeshje, kanë shënuar më shumë se Dinamo (7) e Besa (5)

Publikoje ne:
Skënderbeu, vendi i tretë në kampionat pas Dinamos e Besës, rezulton skuadra më prodhimtare përsa i përket golave të shënuar: 9 të tillë, kur Dinamo e vendit të parë ka realizuar 7, e Besa e vendit të dytë, 5. Korçarët, 3 fitore në 4 ndeshje, i kanë ralizuar të nëntë golat në stadiumin e tyre, ku kanë marrë pikë të plota: 4 kundër Laçit, 1 kundër Flamurtarit e 4 kundër Gramozit.
Edi Çajku, autori i tripletës në fitoren 4-1 kundër Gramozit kryeson jo vetëm renditjen brenda skuadrës së tij, por edhe atë të përgjithshme, ku bashkëkryeson me Vangjel Milen e Teutës (të dy nga tre gola). Autorë të golave të tjerë te Skenderbeu janë dy kroatët, Milaim Guerrib e Antonio Rukavina (kanë shënuar nga dy gola për bardhekuqtë), ndërkohë që dy golat e tjerë mbajnë firmën e talentit Jorgo Çipi dhe kapitenit Blendi Shkëmbi.
9 GOLAT E SKËNDERBEUT
3: Edi Çajku
2: Antonio Rukavina, Milaim Guerrib
1: Jorgo Çipi, Blendi Shkëmbi
E Diele, 20 Shtator 2009