E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e hirit të vullkanit i kushtoi Europës 2.5 miliardë euro humbje

Raporti BE u bën thirrje vendeve të organizatës t’i ndihmojnë shoqëritë ajrore

Kriza e fluturimeve, e shkaktuar nga hiri i vullkanit të Islandës, u ka kushtuar linjave ajrore 2.5 miliardë euro humbje. Ky është vendimi i organit ekzekutiv të BE-së. Komisioneri i Transportit, Siim Kallas, tha se ndikimi në ekonomi i krizës së ndalim-fluturimit ka shkaktuar humbje të jashtëzakonshme. Gjatë kësaj periudhe u ndalua fluturimi i 100000 udhëtimeve dhe 10 milionë pasagjerë vonuan fluturimet e tyre. Ndërkaq është kërkuar për një reformim të sistemit të trafikut ajror dhe lehtësime për kompanitë ajrore, për ta marrë veten nga kriza. Një ndër to mund të jetë edhe vazhdimi i fluturimeve dhe gjatë natës për disa kohë, që aktualisht nuk lejohet në kushte normale. Ai tha se Komisioni Europian me të cilin është konsultuar në lidhje me problemet, u ka kërkuar vendeve anëtare që t’i ndihmojnë kompanitë e fluturimeve me masa lehtësuese të tilla si ulje taksash apo pagesash për trafikun ajror. Ai i këshilloi shtetet që t’u huanin kompanive shuma parash me përqindje të ulëta interesi, në mënyrë që ato ta marrin veten nga problemet e mëdha që kanë me paratë. Sipas shumë ekspertëve, Europa ka nevojë për një sistem të koordinuar të kontrollit ajror dhe për këtë mund të emërohet një menaxher i përgjithshëm brenda vitit. Kështu, nëse gjërat do të procedojnë sipas planit, të gjitha vendimet e rëndësishme nuk do të merren nga secili prej shteteve, por nga një organizëm i vetëm.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›