E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e tarifave të energjisë në Kosovë, më e fortë se në Bullgari, Kroaci e Serbi

Vendimi për ngritjen e çmimit-tarifës se energjisë elektrike duhet bere me një kujdese te posaçëm! Jo vetëm ne rajone te varfra por edhe ne ato te pasura Energjia ka ndikim ne aspekte te ndryshme te jetës se përditshme për njerëzit. Duhet te përqendrohem ne atë qe energjia është qeshtje vendimtare për përmbushjen e Objektivave Zhvillimore te Mijëvjeçarit te OKB-se. Edhe pse nuk ka ndonjë Objektivave Zhvillimore te Mijëvjeçarit specifike për energjinë, energjia është e lidhur ne mënyre te qarte me arritjen e te gjitha qëllimeve kryesore reduktimin e varfërisë, reduktimin e shkalles se vdekshmërisë ne mesin e fëmijëve nen moshën pese vjeçare dhe pjesëmarrjen në procesin edukativo-arsimore. Kosova është një vend i varfër, prandaj duke u bazuare ne gjendjen e rende ekonomike çdo ngritje e tarifave e energjisë do ndikoj ne rendimin e gjendjes ekonomike jo vetëm te popullatës por edhe te ekonomisë. A ka vend për ngritjen e tarifave te energjisë elektrike. Ne fund te këtij viti KEK-u dhe Operatori i Sistemit te Transmisionit dhe Tregut kane aplikuare ne ZRrE për ngritje te tarifave te energjisë duke dorëzuare Aplikimin për te Hyrat e lejuara për vitin 2009. Te hyrat e lejuara te kërkuara për 2009 ne krahasim me vitin 2008 janë me te larta qe nënkupton edhe një ngritje te konsiderueshme te kërkesës se subjekteve te cekura për ngritje te terrinave te energjisë elektrike. Me 1 Prill te këtij viti pritet qe për këtë Zyra e Rregullatorit te Energjisë te jep fjalën përfundimtare për këtë. Shqyrtimi i çmimeve nënkupton procesin e verifikimit të shpenzimeve të ndërmarrjeve energjetike, llogaritjes dhe përcaktimit të tarifave bazuar në mbulimin e shpenzimeve reale dhe të arsyeshme që I shkakton ndërmarrja energjetike, për ofrimin e shërbimeve për furnizim me energji elektrike. Zyra e Rregullatorit te Energjisë do punoje ne baze te Udhëzues mbi modelin e të hyrave dhe tarifave (RTM) (te aprovuar me 2008). Tarifat ne Kosove janë me te larta se ne Bullgari,Kroaci e Serbi Sa paguan qytetari Kosovar për një shërbim jo kualitativ me energji elektrike: Disa dite radhas u sjellën informata se energjia me e lire ne rajone është ne Kosovë. Duke bere një analize te thukëte te tarifave (çmimit mesatare te energjisë) është evidente se Tarifat e energjisë elektrike ne Kosove nuk janë me te ultë ne rajon sipas disa deklaratave paushallë, por kosovaret edhe ashtu te varfër paguajnë energjinë elektrike, edhe pa këtë ngritje, me një çmim te larte. Çmimi i energjisë për amvisëri ne Kosove është për me shume se 15% me e larte se ne Bullgari dhe për 12% me e larte se ne Serbi. Konsumatori Komerciale ne Kosove paguan sot një çmim prej jo me pak se 44% me te larte se ai ne Bullgari,derisa konsumatori Industriale pagunë hiq me pak se 35% çmim me te larte se ne Serbi ,20% nga Kroacia dhe për 7 % me te larte se Bullgaria.

Pse ne Kosove duhet te ngrihen çmimet e energjisë elektrike/Ngritja e tarifave te energjisë elektrike do te ndikoj edhe ne ngritjen e çmimeve te shume prodhimeve tjera ne Kosove. Si pasoje e mos furnizimi kontinuel amvisëria edhe ekonomia me vite kanë pësuar humbje te mëdha. Mos furnizimi kontinul dhe çmimi i larte i energjisë ndikojnë qe te rendohet gjendja ekonomike e popullatës,te kemi një ekonomi e cila po varfërohet deri ne degradim total si dhe prodhimet vendore mos te kenë mundësi te jene konkurrent ne treg. “Furnizimi i Kosovës me energji elektrike është i varur nga prodhimi i energjisë nga njësitë gjeneruese te KEK-ut dhe nga importi i energjisë”. Duke u bazuare ne dy fakte: 1. Zvogëlimin e Çmimit te naftës dhe produkteve te naftës qe ndikojnë direkt ne koston prodhuese te energjisë elektrike nga njësite prodhuese te KEK-ut. 2. Zvogëlimi i çmimit te energjisë ne rajon,qe do ndikoj ne kërkesa me te vogla materiale për import te energjisë. Prandaj mendoj se ne këtë moment ngritja e mundshme e çmimit te energjisë ne Kosove është vetëm pasoje e pamundësisë te marrjes ne kontroll te konsumit te energjisë nga KEK-u. Mos marrja ne kontroll te konsumit te energjisë, pasoje e menaxhimit te dobët te KEK-ut dhe mosaplikimit te ligjeve ne Kosove. Si pasoje e mos mundësisë se marrjes ne kontrolle te konsumit, humbjet e energjisë janë te mëdha dhe atë posaçërisht humbjet komerciale. Këto humbje ndikojnë direkt ne ngritje e çmimit te energjisë Vetëm gjate vitit 2008, mbi 90 milionë € janë energji e cila aspak nuk është faturuar derisa mbi 30 milionë € nuk janë inkasuar. Pra nëse i zbresim humbjet teknike te pranueshme te energjisë elektrike ,mund te konstatojmë se për shkak te një menaxhimi joadekuat te KEK-ut dhe mospërkrahjeje institucionale vetëm gjate vitit 2008 KEK-u ka gjeneruar mbi 100 milionë €.

Ja kjo është arsye pse duhet te ngritën tarifat dhe pse edhe njëhere te ndëshkohet konsumatori duke aluduar sidomos ne konsumatorët qe rregullisht i paguajnë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›