E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i BE-së Lajcak , sërish në Tiranë

I dërguari i BE-së Lajcak vjen ditën e enjte në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e Catherine Ashton, përfaqësuesja e Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian.
 

I dërguari i Baroneshes Ashton, Miroslav Lajcak do të vijë për të patur kontakte sërish me lideret e vendit, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.

Ardhja e tij pason deklaratën e Ashton ditën e djeshme. Ka qene i dërguari i Baroneshes Ashton, Miroslav Lajcak, i cili ka raportuar lidhur me vizitën e tij javën e kaluar në Tiranë, ku në takime me liderët e vendit përcolli mesazhin e Brukselit për dialog dhe shmangie të dhunës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›