“Terrorizmi”, bankat duhet të deklarojnë depozitat e mëdha

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet mbi ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit".
Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP), Arben Doçi, "bankat duhet të raportojnë për të gjitha rastet e dyshuara, për transaksionet më vlera të larta, duke kaluar kështu në sitë paratë e klientëve të tyre".
Sipas tij, "ky ligj garanton mbrojtjen e identitetit të subjektit raportues, ndërsa një tjetër element i rëndësishëm në p/ligj është edhe shtesa, që detyron agjencitë valutore për të dhënë të dhënat e personave, të cilët realizojnë shkëmbime të valutës deri në masën 200 mijë lekë".
Për deputetin e maxhorancës, Florian Mima, ndryshimet e bëra në këtë ligj do të rrisin mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse. Ndryshimet në projektligj u kërkuan nga drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave me rekomandimin e Komisioni Evropian. /Start/
2011-02-01 15:18