E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e ujit mund të godasë Azinë

Varfëria e madhe dhe krizat sociale dhe politike që ajo shkakton po kërcënojnë vendet aziatike me një tjetër problematikë: UJIN. Shkencëtarët e OKB-së të mbledhur në Suedi kanë paralajmëruar vendet e Azisë, që të përmirësojnë me urgjencë menaxhimin e ujit për t’u përballur me rritjen e shpejtë të popullsisë, përndryshe pasojat e krizës mund të thellohen më shumë. Sistemet e vjetra të ujitjes në këtë kontinent sipas ekspertëve të ujit duhet të përmirësohen dhe për këtë nevojitet shpenzimi i miliarda dollarëve. Besohet se deri në 2050 në Azi do të jetojnë 1.5 miliardë persona më shumë, duke çuar kështu në rritjen e presionit mbi furnizimet ushqimore. Ekspertët thonë se vendet aziatike do të kenë nevojë të importojnë më shumë se çerekun e orizit dhe ushqimeve të tjera që importojnë për momentin. Mungesa e ujit dhe toka bujqësore do ta bëjë të pamundur sigurimin e ushqimeve vendase ndaj mbështetja tek tregtia e jashtme për të plotësuar kërkesat, do të vendosë një barrë të madhe mbi shumë vende në zhvillim. Ndaj zgjidhja është te intensifikimi i metodave ujitëse duke modernizuar sisteme të ndërtuara në vitet 70-80.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›