E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, FMN mbërrin në Tiranë

Situata aspak pozitive ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe borxhet e shumta të marra nga ana e qeverisë, të cilat nuk po shlyhen dot, kanë bërë që në Tiranë të mbërrijë sërish FMN-ja.

Kreu i FMN-së, Gervin Bell, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, me të cilët ka folur pikërisht për buxhetin dhe për borxhin qeveritar. Ky takim është zhvilluar vetëm me deputetët e mazhorancës, ndërsa nesër pritet që të takojë edhe deputetët e opozitës.

FMN u përzu dhunshëm nga ana e kryeministrit Berisha, për shkak të kritikave mbi programet ekonomike të qeverisë shqiptare kohë më parë. Por, tashmë duket se qeveria ka nevojë për këshillat e FMN-së për të dalë nga kjo situatë kritike.

Buxheti i qeverisë është boshatisur dhe për këtë arsye, kryeministri Berisha ka vendosur që të shesë deri edhe hidrocentrale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›