E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e rezervave sot në mbrëmje përballë yjeve të Argjentinës

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje me një nga ekipet më të mëdha në botë, Argjentinën. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në orën 23:10.

Por, përballë lojtarit më të mirë në botë, Lionel Mesit dhe yjeve të terë si Tevez, Higuain, Aguero, Pastore etj,Shqipëria do të luajë me ekipin rezerv.

Kjo, pasi shumë prej lojtarëve titullarë nuk kanë pranuar ftesën e kombëtares, duke preferuar më shumë të pushojnë, se sa të luajnë përballë Argjentinës.

Ky veprim i paprecedentë e ka vënë në vështirësi trajnerin Josip Kuzhe, i cili kërkon të shmangë një turpërim përballë Argjentinës. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të thërrasë në ekip plot 8 mbrojtës.

Në ndeshjen e sotme do të mungojë Cana, Bogdani, Salihi, Skela, Lala, Duro, Curri, Dallku, duke bërë kështu që fShqipëria të luajë me rezervat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›