E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi për ndihmë, Greqia në prag kolapsi

Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që ta shtyjnë vendimin lidhur me ndihmën që do ti japin Greqisë për të dalë nga kjo situatë kritike.

Ministrat e Financave të BE-së thanë se Athina mund të marrë 12 miliardë euro nga mesi i korrikut, nëse Parlamenti i Greqisë miraton ligjet kryesore për shpenzime dhe për shitje të pasurisë shtetërore.

Në rast se kjo gjë nuk ndodh, atëherë Greqia mund të përballet me një falimentim, duke qenë se mediat thonë që buxheti i shtetit grek ka shumë pak të ardhura.

Për të shmangur futjen e vendit në kolaps, kryeministri Papandreu kërkoi nga grekët gjatë një fjalimi në parlament, që ti pranojnë rritjet e taksave, uljen e shpenzimeve dhe planet e privatizimit.

Kjo gjë do të jetë shumë e vështirë që të pranohet nga grekët, të cilët prej muajsh janë hedhur në protesta pikërisht për rritjen e taksave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›