E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, Hebovia:Ndëruesit në vështirësi serioze

Kriza ekonomike dëmton rëndë sektorin e ndërtimit ndërkohë që viti 2012 pritet të jetë më problematik. Zv. Presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve Ilir Hebovia shprehet se muajt e fundit shumë kompani ndërtimi kanë falimentuar dhe kjo si pasojë e krizës. Sipas Hebovias ka ardhur si mungesë e blerësve dhe mosdhënies së kredive prej bankave.
 

Numri dy i Shoqatës së ndërtuesve bën apel që të merren masa dhe të stimulohet ndërtimi si një sektor mjaft të rëndësishëm për ekonominë e një vendi.
 

Ndërkohë sipas Hebovisë çmimet e apartamenteve janë ulur për të tërhequr blerës madje edhe investimet për ndërtimin e pallateve të reja janë shumë të pakta.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›