Kriza ekonomike, Milicia greke fillon përgatitjet për luftë
Ahinë- Greqia po përgatit për një luftë të mundëshme. Kështu është shprehur kryetari Milicisë Patriotike, Jorgos Anestopulos, i cili tha se disa grupe njerzish po stërviten në male pasi pritet një luftë e mundëshme e ardhur nga kriza ekonomike.
Gjatë një deklarate për Newsit.gr ai u shpreh se Garda përbëhet nga ushtarakë që e kanë mbaruar shërbimin ushtarak apo dhe oficera policie të dalë në pension.
Më tej ai deklaroi se Greqia po pret luftën dhe ka filluar përgatitjet për ta përballuar me sukses atë.
“Garda Patriotike ka vetëm një qëllim, të jetë gati për orën e kritike. Ne presim luftë, ajo do të jetë një luftë e llojit shumë të keq, e cila do të vijë si shkak i kaosit, që pritet të përfshijë Greqinë. Falimentimi do sjellë uri, uria do sjellë mjerim dhe njerëzit kanë të drejtë të luftojnë vetë, që të gjejnë rrugën e tyre- deklaroi ai.
Më tej ai u shpreh se kjo forcë që ai drejton nuk ka lidhje me Policinë Shtetërore, por është një iniciativë private.
Paraushtarakët duhet që dikush ti armatosë dhe të kryejnë veprime ushtarake. Jemi një grup rezervistësh që trajnohemi nëpër male me çdo proces ligjor duke iu përmbajtur rregullave të sigurimit dhe kështu do qëndrojmë derisa të mos ndodhë asgjë. Por në qoftë se dikush merr armët kundër popullit tonë dhe shteti tregohet i dobët dhe i paaftë për të na mbrojtur ne dhe familjet tona, është logjike që të gjithë do zbresin nëpër rrugë të përballojnë këtë situatë- tha Anestopulos.
Gjithashtu ai u shpreh se një problem që po e shqetëson ndjeshëm vendin janë dhe emigrantët, të cilët sipas tij arrijnë në 6 milion.
Shkrime të tjera me interes:
- Barcelona fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm Kampionia e botës në fuqi, Barcelona, ka filluar që tani...
- Afrohet Dita e Verës, Elbasani fillon përgatitjet Elbasan- Edhe 4 ditë na ndajnë nga festa e Ditës...
- Kriza në Evropë, Merkel: Duhet një qeveri ekonomike Gjermani- Pa përgjigje bindëse ndaj krizës së eurozonës, prospektivat ekonomike...