Sarandë, kapet një skaf i fuqishëm me 84 kg drogë

Policia bëri me dije paraprakisht se operacioni është zhvilluar në afërsi të Korfuzit, ku u bllokua droga dhe skafi me një gjatësi prej 10 metrash.
“Shërbimet e Policisë Kufitare bllokojnë një gomone rreth 10 metër, me flamurë grek, e pajisur me 2 motorë me nga 250 kuaj fuqi secili, si dhe rreth 84 kg lëndë narkotike. Në sajë të mjeteve moderne të survejimit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë dhe nga Qendra Operacionale Ndërinstitucionale Detare, mbrëmë rrëth orës 22.45’, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues të dyshimtë, i cili po lëvizte nga ishulli i Kurfuzit në drejtim të Kanalit të Çukës”, theksoi Policia e Shtetit.
Dyshohet se lënda narkotike do të transportohej me gomone drejt Greqisë. Policia është në kërkim të poseduesve të drogës dhe gomones. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë pas bllokimit të mjetit lundrues organizuan punën dhe vijuan menjëherë kontrollin e zonës.
Nga kontrolli i ushtruar në zonën rreth bregut u konstatuan dhe 2 çanta, me rreth 84 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Aktualisht strukturat e policisë po vazhdojnë kërkimet intensive për të bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij aktivitetit kriminal. Policia bëri me dije se mjeti lundrues gomone ishte rreth 10 metër, me flamurë grek, e pajisur me 2 motorë, tip yamaha, me nga 250 kuaj fuqi secili. /S.Ll/Start/
2012-03-14 10:06