E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën për Maqedoninë

BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar sot me shumicë votash rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011, në të cilën edhe njëherë eurodeputetët kërkojnë nga Këshilli Evropian që në një kohë sa më të shkurtër të konfirmojë, datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë.

Në rezolutë nënvizohet edhe rëndësia që të mbështeten përpjekjet në procesin e integrimit evropian të vendit. Miratimi i kësaj rezolute vjen në një kohë, kur tensionet ndëretnike janë shumë të larta në Maqedoni pas incidenteve të ditëve të fundit që kanë kërcënuar bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Pas një takimi që zhvilloi dje me ministren e Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulovska, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier ka dënuar dhunën e ditëve të fundit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›