Kriza ekonomike, PD-PS shkëmbejnë akuza
Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se “Shqipëria përditë e më shumë po zhytet në krizë financiare nga papërgjegjshmëria e qeverisë, ndërkohë që ministri i Financave përcjell objektivat dhe prioritetet e qeverisë lidhur me buxhetin e 2010-ës".
"Ishte po ky ministër, i cili në 96’ fliste për Shqipërinë si një fanar ndriçues të ekonomisë botërore, ndërkohë që vendi ishte në prag të shembjes së skemave piramidale", tha Kodheli, duke shtuar se "duket qartë se z.Bode nuk e ka idenë e pasojave që mund të vijnë nga thellimi i krizës financiare në vend, për të cilën kjo qeveri nuk ka marrë asnjë masë".
Nuk ka vonuar reagimi i Partisë Demokratike, e cila hodhi poshtë deklaratat e PS-së se vendi po zhytet në krizë ekonomike, duke deklaruar se "Shqipëria nuk është në krizë ekonomike, por në krizë politike dhe shpirtërore është Rama për humbjen e mandatit të tij".
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha në një konferencë për shtyp, se "Kryetari mandat prerë i Partisë Socialiste, krizën e Partisë së tij dhe krizën personale, u përpoq ta shprehë sot me zëdhënësit e tij si një krizë të përgjithshme ekonomike. Ky është një nga trillimet më bajate të këtij humbësi të madh, i cili nga nëntori i vitit të kaluar e deri sot nuk flet për gjë tjetër përveçse për krizë ekonomike në Shqipëri.”
"Shqipëria nuk është në krizë ekonomike, vetëm në këtë korrik, Shqipëria është vëndi i vetëm me rritje 36% të turizmit krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, dhe se Korridori i Kombit, të cilin z.Rama e shpalli si korridorin e asgjëkundit, ka dyfishuar kalimin nga pika e Morinës", tha Mëhilli.
"I themi z.Rama se Shqipëria, me gjithë dëshirën tënde të madhe, ka lënë krizën vetëm në shpirtin e psikologjinë tënde", theksoi zëdhënësja e Partisë Demokratike.