E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike dhe TAP-i, Leta takohet më Samaras-in në Athinë

leta-samrasGreqi- Kryeministri i Italisë, Enriko Leta, ka zbarkuar mbrëmë në Athinë ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Greqi. Ai ka ngrënë një darkë me homologun vendas, Antoni Samaras, ndërsa sot në mesditë do të ketë dhe një takim zyrtar mes tyre.

Mediat greke shkruajnë se në qendër të bisedës do të jetë gasjellësi TAP, kriza ekonomike e të dyja vendeve dhe presidenca e tyre në BE. Grekët e shohin me shumë rëndësi vizitën e kryeministrit italian, pasi edhe Italia po vuan nga kriza e konomike dhe rritja e papunësisë, ndërsa Leta arriti të zgjidhej në krye të qeverisë duke shmangur një krizë politike.

Ai është një ndër ata persona që nuk është tërësisht dakord me politikën e kursimit, e cila sipas tij dobëson popujt dhe vendet dhe në të vërtetë politika e kursimit në Greqi e ka rritur ndjeshëm papunësinë.

Vetë stafi i Letas ka thënë se ajo që do të ketë më shumë rëndësi në bisedën e tyre është e ardhmja e ekonomisë evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›