E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia vesh striptistet serbe në Tetovë, ilegalisht në lokale nate (VIDEO)

serbeMaqedoni- Shtetase serbe që po punonin ilegalisht në disa lokale natesh dhe hotelierike në rajonin e Tetovës janë ndaluar mbrëmë nga policia, raporton agjencia e lajmeve “INA”. 

Policia tha janë kryer kontrolle në pesë objekte, prej të cilëve dy objekte shërbyese hotelierike dhe në tre objekte tjera banimi.

‘INA’ shkruan se sipas MPB-së, gjatë aksionit në lokalin Babilon janë gjetur pesë vajza nga Serbia, që po punonin siç thuhet si valltare (striptizeta) dhe kamariere, ndërsa një vajzë tjetër është gjetur në lokalin Dinamika, tek e cila janë gjetur mbi 90 mijë denarë, 150 franga dhe 80 euro.

Sakaq MPB-ja tha se shtetaset serbe kishin hyrë ilegalisht në vend, por nuk kishin siguruar leje dhe qëndrim pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›