Kriza ekonomike! Çfarë mundi të mësonte Fed nga Banka Qendrore Evropiane
Kurrë më parë, bankat qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës nuk kanë ndjekur strategji më të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me përballimin e krizës financiare të muajve të fundit. Rritja e vlerës së monedhës euro ndaj dollarit, në njëfarë mënyre tregon se cila nga strategjitë po funksionon. Dy bankierët më të fuqishëm të bankave qendrore janë dy persona të ndryshëm, madje edhe kur bëhet fjalë për paraqitjen e jashtme. Jean-Claude Trichet, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane ka paraqitjen dhe stilin e një përfaqësuesi klasik të Evropës së vjetër. Ai gjithmonë preferon kostume shumë të shtrenjta dhe me një prerje klasike. Flokët e tij gri i mban gjithmonë në rregull ndërsa zërin e ka aq të ulët sa shpesh i kalon në tonet e një pëshpërime. Do të ishte i lumtur që të shkëmbente kolonat e pafundme të numrave e shifrave që janë pjesë e punës së tij me vëllimet e letërsisë moderne franceze. Ben Bernanke, homologu i Trichet i përtej Atlantikut dhe numri një i Federal Reserve (Fed) është një profesor ekonomie dhe nuk përpiqet që ta fshehë mospëlqimin ndaj kostumeve. Njëherë bëri një shaka: "Propozoj që guvernatorët e Fed-it në shenjë besnikërie ndaj bankës duhet të veshin këmisha shumëngjyrëshe me mëngë të shkurtra dhe pantallona plazhi". Në jetën private, Bernanke është një tifoz i thekur bejsbolli. Personalitetet e këtyre dy burrave janë po aq të ndryshme sa edhe strategjitë dhe mënyrat e drejtimit të institucioneve që kanë në ngarkim. Trichet e drejton bankën e tij me një kujdes e maturi të jashtëzakonshme. Fed nën drejtimin e Bernanke, ka ndërmarrë verime shumë të prera. Por cila mënyrë është më rezultative gjatë një krize globale akute financiare? A ekziston mundësia që dy bankierët më të rëndësishëm të botës të jenë në fakt janë ata që po mbajnë ndezur zjarrin e katastrofës aktuale bankare? Banka Evropiane mban një pozicion të qetë. Shpesh duket sikur nuk ndërmerr asnjë masë dhe sikur nuk bën asgjë. Që kur nisën turbullirat në tregun financiar verën e kaluar, përqindjet evropiane të interesit nuk u ndryshuan asnjëherë. Fed, nga ana tjetër, ka ndërmarrë veprime për të treguar se po reagon ndaj krizës. Shpesh ato janë krahasuar me veprime gati histerike. Që nga gushti i vitit 2007, banka i ka ulur përqindjet e interesit me një shpejtësi marramendëse. Nga 5.25% në 2.25%. Kjo paralajmëron recesionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por tani duket se gjithë përpjekjet e Fed kanë qenë jo shumë rezultative. Gjatë dëshmisë para Kongresit Amerikan, Bernanke u detyrua që të pranonte se ai pret që ekonomia amerikane të ketë një rritje shumë më të vogël se zakonisht në pjesën e parë të vitit në vazhdim. Nëse vlera e monedhës është tregues konfidence për ekonominë dhe bankën qendrore të një vendi, atëherë evropianët dhe Banka Evropiane duket se po dalin fitimtarë nga kriza fatale ekonomike. Javën e kaluar, euro preku një rekord të ri në lidhje me dollarin: 1.60%. Një gjë e tillë e ka ulur besimin si te Fed, ashtu edhe te drejtuesi i saj. Sipas një ekonomisti të "Barclays capital" në Frankfurt, Bernanke dhe Fed po luajnë kumar me besueshmërinë e tyre. Si për ironi Bernanke kishte planifikuar prezantimin e një mënyre më moderne drejtimi të bankës, kur mori në dorë drejtimin e saj në vitin 2006. Ai donte që procesi i vendimmarrjes në institucionin thellësisht tradicional të ishte shumë më transparent dhe më pak arbitrar se sa në kohën e ish-shefit të Fed, Alan Greensan. Bernanke donte të vendoste rregulla të reja te Fed dhe te ndërmarrja e vendimeve të ardhshme, duke i bërë ato më të qarta dhe më të parashikueshme.
Nga rebelimi në frikë
Për momentin, kjo tentativë fillestare e Bernanke mund të konsiderohet e dështuar. Performanca e Fed gjatë muajve të fundit nuk mund të quhet aq e qartë dhe për më tepër as e parashikueshme. Në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar, Fed refuzoi uljen e përqindjes së interesit, duke e motivuar një gjë të tillë me rrezikun e rritjes së inflacionit. Por dy javë më pas situata ndryshoi krejtësisht. Banka e pranoi rrezikun që kriza financiare mund të kishte për ekonominë. Uljet e interesit nuk përbënin më një tablo dhe në shtator Fed kreu edhe uljen e parë. Pas asaj, u desh vetëm një muaj që banka të lajmëronte një tjetër ulje. Por, sikundër tha edhe vetë Bernanke në atë kohë, këto do të ishin dy uljet e fundit. Fed qëndroi në këtë pozicion deri pak para Krishtlindjeve. Por në atë periudhë, ndërsa situata ekonomike po përkeqësohej, Bernanke kreu sërish një ulje të përqindjes së interesit. Hapin final e bëri në janar, kur situata mund të konsiderohej pa frikë një situatë paniku. Gjatë një video -konference, shefi i Fed, duke iu druajtur përmbysjes së tregjeve, i detyroi anëtarët e Komitetit Federal të Tregut të Hapur që të bënin një ulje 0.75%. Një ndërhyrje tjetër e Fed ishte edhe ajo e mesit të muajit mars, kur i shpëtoi ekzistencën bankës së investimeve "Bear Stearns" duke i "pompuar" një hua prej 29 miliardë dollarësh për të mbuluar humbjet nga investimet e shkuara keq. Firma dikur e fuqishme dhe e pushtetshme e Wall Street kishte bërë një sërë llogarish të këqija, të cilat e çuan gati në rrënim. Sipas disa analistëve Bernanke me veprimet e tij po e shndërronte veten në një skllav të tregut të aksioneve. Ndërkohë nga ana tjetër Trichet nuk lëvizi nga pozicioni i tij. Përqindja e interesit në eurozonë është e pandryshuar, pavarësisht përkeqësimeve të vazhdueshme në peizazhin ekonomik evropian. Megjithatë, edhe Banka Evropiane nuk ka qëndruar tërësisht inaktive. Ajo e furnizoi sektorin e turbulluar bankar me kredi me interesa të ulëta. Bankave u duheshin dëshpërimisht paratë, pasi mungesa e konfidencës i kishte tkurrur ndaj njëra- tjetrës për sa i përket huave të ndërsjella. Në ndërmarrjen e këtij hapi, Banka Evropiane u mundësoi bizneseve dhe konsumatorëve vazhdimësinë e marrjeve të huave. Në rast të kundërt, kriza financiare mund të kishte goditur gjithë segmentet e ekonomisë. "Pompimet" e parave nuk po i rrisnin çmimet, sepse bankave u duhet që të shlyejnë huanë. Që nga fillimi ne u siguruam që masat e politikës financiare dhe ato të politikës së likuiditetit të mos përziheshin bashkë", thotë një zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane. Sipas tij, ajo veproi në bazë të një rregulli shumë të qartë dhe të prerë: të ndihmonte bankat, por jo ekonominë në përgjithësi. Frika ishte se një veprim i tillë do ta çonte situatën në inflacion. Ndërkohë, Banka Evropiane po vëzhgon veprimtarinë e palës amerikane. Edhe pse evropianët nuk do të prononcoheshin kurrë publikisht, ata i konsiderojnë veprimet e Bernankes si të rrezikshme dhe jo korrekte. Shefi i Fed po ndjek një model shumë të diskutueshëm dhe kontradiktor, sipas evropianëve. Kur shpërtheu kriza e ashtuquajtur "dotcom". Në fillim të dhjetëvjeçarit, paraardhësi i Bernanke, Greenspan, i reduktoi përqindjet e interesit në nivelin historikisht më të ulët deri atëherë, pra në 1%.
Trauma e depresionit të madh
Një veprim i tillë ndihmoi në zbutjen e rënies, por kur ekonomia e rifitoi ritmin e saj, pasojat e fluksit të parave të futura në lojë ishin ato të zgjerimit të tregut të pasurive të patundshme. Greenspan donte që të zgjidhte problemin e Ekonomisë së Re, por duke bërë një gjë të tillë, ai njëherazi hodhi themelet e krizës së ardhshme ekonomike. Pasardhësi i tij, Ben Bernanke, si dhe kolegët e tjerë të Fed janë të familjarizuar me rrezikun e një ekonomie që ecën me përmasat e një rritjeje të madhe dhe megjithatë ata nuk po i shmangen dot përsëritjes së gabimit që bëri Greenspan në spiralen e deflacionit dhe papunësisë. Fed, që në pamje të parë dukej se nuk kishte të bënte me gjithë këtë rëmujë, në fakt ishte përgjegjësja kryesore për krizën. I gjithë
sistemi bankar u zhyt në krizë. Konsumatorët gjithashtu. Bizneset nuk mund të shisnin më prodhimet e tyre dhe miliona vetë mbetën pa punë. Gjatë periudhës si profesor i ekonomisë, shefi i Fed, Bernanke, u mor me studimin e shkaqeve dhe pasojave të kësaj krize ekonomike me përfshirje dhe pasoja globale. Ky studim u mor deri në detaje me krizën dhe vetë Bernanke është një nga njohësit më të mirë të kësaj periudhe të errët. Gjatë një interviste ai u shpreh se ishte "një tifoz i periudhës së Depresionit të Madh". Qëllimi i tij aktual është të parandalojë përsëritjen e të njëjtës situatë shkatërrimtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe më gjerë. Kjo shpjegon edhe faktin se përse ai ka qenë aq këmbëngulës për t‘i hapur rrugën futjes së likuiditetit në ekonominë e vendit. Puna e tij u ndërlikua nga fakti që Fed ka dy qëllime njëherazi: mbajtjen e çmimeve në një nivel të stabilizuar dhe promovimin e punësimit. Por kjo e vë Fed dhe shefin e saj përballë një tjetër dileme. Me nivelin e inflacionit 4%, Bernanke duhej në fakt që të rriste përqindjen e interesit, një hap që ai nuk e ndërmori duke pasur frikën e ardhjes së recesionit. Një përzierje fatale mes një ekonomie në stanjacion dhe rritjes së çmimeve ndodhet në prag, dhe ky nuk është një fenomen i panjohur, por i ndodhur edhe në vitin 1970. Në atë kohë u bë i njohur me termin stagflacon. Në atë kohë zgjidhja e vetme për të dalë nga rrethi vicioz ishte ndryshimi radikal në politikën e përqindjes së interesit. Fed i rriti përqindjet e interesit, pavarësisht pasojave në rritjen ekonomike dhe në çështjen e punësimit.
Rritje graduale apo udhëtim i vështirë
Trichet dhe banka e tij po kalojnë gjithsesi një periudhë më të lehtë se amerikanët. Ata kanë vetëm një qëllim: çmimet e stabilizuara. Kjo strategji është gjithashtu edhe pasojë e një traume e cila në Gjemani në vitet ‘20 njihej me termin hiperinflacion. Për këtë arsye Banka Evropiane ndoqi këshillën e Bundesbankut për të mbajtur të pandryshueshme shkallën e interesit. Me çmimet aktualisht në rritje në një shkallë 3%, përfaqësuesit e Bankës Evropiane , ndryshe nga homologët amerikanë, po bëjnë bisedime për të rritur përqindjen e interesit me qëllim mbajtjen e inflacionit nën kontroll. Sipas tyre mbajtja e çmimeve në një nivel të stabilizuar është një mënyrë për të promovuar rritjen. Shkollat dhe mënyrat e ndryshme të arsyetimit dhe të veprimit mes evropianëve dhe amerikanëve kanë ndikim në shumë indikatorë kyç ekonomikë. Tendeca e Fed drejt një lëkundshmërie ka pasur një ndikim më të madh në variabilitetin e çmimeve dhe rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndryshe nga sa mund të ndodhte në Evropë. Evropianët, nga ana tjetër kanë marrë masa më të buta jo vetëm kur bëhet fjalë për çështjen e ndryshimit të përqindjes së interesit. Politika e ekuilibruar e evropianëve ka një ndikim tjetër, më pozitiv në rritjen ekonomike të kontinentit.Evropianët preferojnë të jenë më gradualë krahasuar me amerikanët në marrjen e vendimeve. Të paktën deri në këtë moment mënyra e tyre ka rezultuar më e efetshme.