E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dituria" vlerësohet për Ekon

Ministria e Jashtme italiane ka vlerësuar me çmimin e përkthimit më të mirë shtëpinë botuese "Dituria". Ky çmim është marrë për veprën "Të thuash gati të njëjtën gjë. Përvoja përkthimi" të Umberto Ekos. Vepra është përkthyer nga dr. shk. Mariana Ymeri dhe Alketa Ylli. Ky çmim jepet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane për përkthimet më të mira të veprave të rëndësishme të autorëve italianë që botohen në gjuhë të tjera dhe ndihmojnë kulturën e të dyja vendeve.

Çdo vit, kjo ministri ndan pesë çmime të tilla për të gjitha gjuhët e botës dhe për vitin 2007 një nga këto çmime i është dhënë përkthimit në shqip të veprës së Umberto Ekos, botuar nga "Dituria". Kjo shtëpi botuese ka botuar deri tani pesë tituj nga ky autor. "Të thuash gati të njëjtën gjë", "Si shkruhet një punim diplome, për letërsinë", "Gjatë shëtitjes në pyjet e tregimtarisë", "Në kërkim të gjuhës së përkryer në kulturën evropiane" janë veprat e botuar në shqip të Ekos.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›