E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat: Eh, meshkujt, eh xhelozia!

Poli, Jonida, Besarta, Dorina kanë dalë në kopsht dhe marrin rreze dielli. Vajzat i tregojnë rreth preferencave të tyre për meshkujt. Besarta tregon për lidhjen e saj që ka pasur në Kosovë. Arbri bën shaka me të dhe i thotë që Besarta u nda, sepse ai ishte i shkurtër. Ajo tregon për lidhjen e saj, e cila nuk funksionoi, megjithëse ajo u përpoq të përshtatet. Vajzat e këshillojnë që ajo është ndjenjë dhe se nuk është e nevojshme të përpiqesh të shkosh mirë, ato mendojnë se në lidhjen e Besës ka pasur vetëm respekt e jo ndjenjë. Besarta thotë se pret njeriun e duhur dhe nuk do të nxitohet.
Jonida bën shaka dhe thotë se djemtë inteligjentë nuk i ngjisin, sepse kërkon të bëjë vetë si e zgjuar.
Jonida dhe vajzat flasin për tipat e meshkujve që i pëlqejnë. Asaj nuk i pëlqejnë meshkujt që kujdesen shumë për femrën ose siç thotë ajo - që i rrinë "lepe peqe". Edhe Dorina i jep të drejtë, ajo do ta ndiejë veten pranë një mashkulli. Ata vazhdojnë të flasin mbi xhelozinë.
Shkëlqimi: Në "Big Brother" jetova një rini të dytë
Sipas banorëve, Shkëlqimi është bërë peshku i rrjetave që ka hedhur vetë, ndaj askujt përveç Besës dhe Polit, nuk i vjen keq që Çimi po vihet nën presionin e akuzave se ka manipuluar banorët e tjerë, duke bërë thashetheme dhe duke sulmuar.
Besa i thotë se ai po rri pasiv ndaj akuzave që po i bëjnë, diçka që të kujton Rominën njëherë e një kohë (kjo shpjegon pse Romina vetëm i qesh në fytyrë Çimit kohët e fundit).
Shkëlqimi përmend shpesh fjalët që i ka thënë Arbri, si argumente për të cilat do të donte të përgjigjej, ndërsa për sa i përket Rominës, ai e konsideron përfundimisht kundërshtare, por problemi është se as Romina as Shkëlqimi nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin si kundërshtarë të denjë.
Shkëlqimi këndon me vete, ashtu pa mendje, si për të mbledhur veten dhe pastaj i thotë Besës, se qetësia në biseda është primare që njerëzit të kuptohen, por ai ka frikë se banorët e tjerë ‘duan ta shkatërrojnë nga nervat‘ kështu që ai ka vendosur të mos e falë ‘reston‘. Ai thotë se nuk ka pishmane, pasi i ka dhënë shtëpisë gjithçka dhe pretendon se ka jetuar një rini të dytë.

Romina: E di çfarë më pret jashtë
Romina është vërtet e nxehur me Shkëlqimin: ajo nuk ia fal Çimit stresin dhe presionin e atyre ditëve kur Çimi ia ktheu gjithë banorët kundra. Romina e ka të ndarë mendjen që për këtë është shkaktar vetëm Shkëlqimi. Ajo i thotë Olsit se nuk e zë gjumi, kur ky i këshillon të mos e vrasi mendjen, pasi nuk ka gjë në dorë. Ajo i thotë se e di se çfarë e pret jashtë, por i vjen shumë inat për lojën që ka përdorur Shkëlqimi kundra saj. Olsi i thotë se në "Big Brother" ajo ia ka kaluar mirë dhe e ka shijuar, ndaj s‘ka pse të jetë kaq e pakënaqur. Olsi e kupton Rominën dhe i thotë se ajo ka hall nëse njerëzi jashtë do ta kuptojnë se çfarë i ka bërë Shkëlqimi, kur ka pasur në dorë diçka, një influence, te të tjerët. Rominës nuk i mbarojnë fjalët lidhur me këtë argument, asaj duket sikur nuk i qetësohet mendja e trupi, duke menduar se ka një ‘armik‘ që po fle aq afër saj.
Shkëlqimi për nominimin
Shkëlqimi thotë se nuk e ndien nominimin që të ndikojë të sjellja e tij. Ai i përmend Dorinës javën e parë që është nominuar dhe e krahason me javën aktuale. Dorina e pyet për të shtunën dhe Çimi i thotë se nuk ka ndonjë emocion të veçantë, por e mat veten, ndërmjet atyre që ka dashur të shprehi dhe atë që kanë marrë të tjerët prej tij. Ai thotë se do të ishte i kënaqur po të arrinte në finale, por e rëndësishme për të është, se është munduar. Ai thotë se ky nominim i vlen për të matur veten dhe nëse e kalon do të thotë se qëllimi i tij është pranë finishit.
Romina-Shkëlqim

Romina është zgjuar shumë vonë, duke qenë edhe sot pa qejf. Sërish pastrimin e saj për sot e bënë të tjerët. Ajo ushqehet edhe lan vetëm pjatën që përdori.
Duke hapur kutinë e qumështit, vjen Shkëlqimi duke kërkuar ta ndihmojë, por Romina e përzë duke i thënë se "Mister. Unë Di Gjithçka" nuk i di të gjitha në fakt.
Shkëlqimi nevrikoset edhe i thotë se me këto mënyra do të fitojë ajo. Ata të dy bien ndesh menjëherë me fjalë. Romina e paralajmëron duke i thënë të ketë kujdes kur t‘i flasë se ajo nuk është shoqja e tij. Çimi vazhdon ta injorojë me pasthirrma dhe duke thënë emrin e saj.
Romina i thotë të mbajë distancat dhe Shkëlqimi i përgjigjet se kjo është një nga gjërat që ai do të pëlqente më shumë.
Ai i afrohet ndërsa ajo është duke ngrënë dhe nis t‘i thotë se e ka bërë tualetin shumë keq. Romina acarohet edhe i thotë të ikë ta lërë rehat. Ai i jep shansin t‘i thotë ato gjërat që i ka lënë pa thënë dhe Romina i përgjigjet tepër shkurt se nuk ka asgjë për t‘i thënë.
"Najada ka ndryshuar"

Shkëlqimi i thotë Najadës se sot është mirë dhe këtë e reflekton në fytyrë edhe për shkak të tualetit dhe veshjes. Ai i thotë se kishte ditë që ajo nuk merrej me veten dhe ndoshta për këtë bie në sy, që sot është ndryshe nga ditët e tjera. Najada pranon se sot është zgjuar me dëshirën për t‘u grimuar, ndoshta për shkak të energjisë që ka marrë nga muzika e mëngjesit. Shkëlqimi shton më tej se i vjen keq që Najada nuk i ka bërë një portret gjatë kohës kur ajo ka qenë mirë shpirtërisht dhe kur këtë sipas tij ajo e reflektonte me mënyrën sesi e mbante penelin në dorë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›