E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike në Greqi, ndikon tek emigrantët shqiptarë

Kriza ekonomike në shtetin fqinj helen ka ndikuar ndjeshëm edhe tek emigrantët shqiptarë. Rënia ekonomike si dhe falimentimi i disa aktiviteteve, ka larguar drejtë vendlindjes një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve që punonin e jetonin në Greqi. Nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, çdo ditë vazhdojnë të hyjnë në Shqipëri dhjetra emigrantë, të cilët nuk mund ta përballojnë jetesën si pasojë e papunësisë aktuale.
 

Kështu, janë emigrantët ata që e pohojnë këtë fakt, të cilët theksojnë se e kanë të pamundur të qëndrojnë ende në shtetin grek me situatën e krijuar.
 

Një vit më parë ka qenë rënia ekonomike që ka sjellë një fluks të lartë të kthimit të emigrantëve për shkak të mbylljes së vendeve të punës. E njëjta situatë vazhdon edhe tani, ku si pasojë e papunësisë, emigrantët zgjedhin të rikthehen në vendlindje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›