“Vetëvendosje”: Shala e Thaçi, përgjegjës për PTK-në

“Lëvizja Vetëvendosje” ka kërkuar të dalin përpara përgjegjësisë sot kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-ministri i Financave, Ahmet Shala, të cilët kanë përkrahur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet PTK-së dhe Dardafonit.
“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ishin Ministri i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala, dhe kryeministri Hashim Thaçi e mbronin këtë marrëveshje me ngulm. Ky reagim në mbrojtje të marrëveshjes së PTK-së me Dardafonin nga këta dy zyrtarë të atëhershëm është vetëm njëri prej aspekteve që i bën këta të dy bashkëpërgjegjës për marrëveshjen. Aspekti tjetër që është edhe më i drejtpërdrejt dhe më i fuqishëm, është pozita e tyre në kohën e marrëveshjes. Ahmet Shala kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të kompanive publike, dhe Hashim Thaçi kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Ahmet Shalës. Këta të dy, janë qartazi bashkëpjesëmarrës në këtë marrëveshje të dëmshme për PTK-në dhe vendin tonë. Pra janë përgjegjës për dëmtimin e vendit tonë.”, ka thënë deputeti Visar Ymeri në një konferencë për shtyp.
“Lëvizja Vetëvendosje”, kërkon që privatizimi i PTK-së të ndalet.