Kriza, emigrantëtnuk investojnë nëpasuri të patundshme
TIRANË- Gjatë ditëve të fundit në tregun tonë të këmbimit euro ka pësuar një rënie të ndjeshme kundrejt monedhës kombëtare lekut, duke zbritur deri në kuotën e 135 lekëve. Dobësimi i monedhës europiane ka një ndikim direkt në tregun e pasurive të patundshme, kjo pasi të gjitha transaksionet në këtë treg kryhen në euro, duke filluar nga blerja dhe shitja e apartamenteve, deri tek dhënia me qira e dyqaneve dhe në disa raste edhe e shtëpive.
Në këto kushte një euro e dobët e bën të leverdisshëm blerjen e një banese. Agjentët imobiliar shpjegojnë se periudha e verës është më e favorizuara për shitje apartamentesh, edhe për shkak të kthimit të emigrantëve. Këta të fundit përfitojnë nga pushimet, për të vëzhguar tregun e pasurive të patundshme si një mundësi investimi, megjithëse këtë vit niveli i blerjes së banesave nga emigrantët ka qenë i ulët për shkak edhe të ndikimit të krizës globale në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë. Nga ana tjetër edhe cmimet që ofrojnë firmat e ndërtimit nuk janë shumë favorizuese. Sipas agjentëve imobiliar, ndërtuesit që kërkojnë të shesin aplikojnë ulje të cmimit nga 15 deri në 20 përqind, ndërsa firmat që kanë likuiditet mbajnë cmime konstante.
Për shkak edhe të nivelit të ulët të shitjeve, situata në sektorin e ndërtimit mbetet e nderë. Nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave rezulton se gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti ndërtimi ka shënuar një rënie prej 21,1% kundrejt të njejtës periudhë të vitit të kaluar.
(m.a/News24/BalkanWeb)