E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas GJND, beteja në New York. Hyseni lobing për njohje të reja. Tadic, emisarë nëpër botë

Pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova ka intensifikuar aktivitetet lobuese për të kërkuar më shumë njohje ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, ka udhëtuar të dielën për në Nju Jork, ku do të ketë dhjetëra takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga ministria e jashtme, Hyseni do të sqaroj dhe afirmoje mendimin këshillëdhënës të GJND-së në lidhje me Deklaratën e Pavarësisë, ku Gjykata ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat. Po ashtu, Ministri do të ripërsëris kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës. Një ditë më pare, në një intervistë për agjencia amerikane të lajmeve AP, shefi i diplomacisë kosovare ka paralajmëruar se do të dërgojë në 121 shtete të botës kërkesa për njohje zyrtare të pavarësisë së Kosovës.

“Mendimi i GJND-së ka krijuat një kontekst krejtësisht të ri dhe, në përputhje me këtë, unë tashmë e kam nisur fushatën e re për të animuar vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Hyseni. Gjatë qëndrimit në Nju Jork ministri Hyseni do të ketë rreth 60 takime me përfaqësues të shumë vendeve në përpjekje për të shtuar numrin e njohjeve para debati në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve që mbahet në shtator.

Edhe Serbia ka nisur menjëherë një fushatë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb Boris Tadiq ka dërguar 55 emisarë specil ne mbare botën për të shpërndarë letrën e tij përmes së cilës ai u bënë thirrje shteteve që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën diplomatike për Kosovën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen thelbësore që ka të bëjë me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Tadic ka thene se Beogradi do të bëjë të gjitha përpjekjet që njohjet të jene sa më te pakta dhe që në vjeshtë, në New York, të miratohet rezoluta e Serbisë kunder pavaresise se Kosoves.

Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e diel , 25 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›