E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku ndërkombëtar i drogës, 5 persona në pranga

Prokuroria e Krimeve te Renda pas nje hetimi 2- vjecar ka vënë në pranga pesë trafikantë të heroinës që transportonin drogën me destinacion Italinë. Operacioni i koduar “Ndertuesit” është finalizuar ne bashkepunim me autoritetet e vendit fqinj. Detajet e këtij operacioni të përbashkët I dha vetë prokurori I Krimeve të Rënda, Besnik Mucaj.

• Berat, 7 trafikantë droge në pranga

“Prokuroria e Krimeve të Rënda, policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetin gjyqësor kompetent italian finalizuan në datë 24 korrik 2010 dhe ekzekutuan urdhrat e arrestit për shtetasit Arben Veliko, Orges Jahelezi, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Sokol Kashta. Arrestimi I tyre u bë në kuadër të hetimeve të procedimit penal të quajtur “Ndërtuesi” I prokurorisë për Krimet e Rënda- Tiranë. Të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” tha Muçaj.

Sipas prokurorit, hetimi për këtë rrjet të trafikimit të drogës kishte filluar që në vitin 2008, kohë në të cilën kishte nisur edhe survejimi I personave të arrestuar. Në këtë hark kohor mësohet se ata kanë transportuar rreth 12 kilogram heroinë.

Azhornuar së fundi ( e diel , 25 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›