Shalsi: Privatizimii repartit ushtarakme urdhër të Priftit
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi i ndodhur sot në Kodër Kamëz, ka denoncuar një tjetër objekt të privatizuar për qëllime përfitimi, sipas tij. Bëhet fjalë për një repart ushtarak, që Bashkia e Tiranës do ta shëndërronte në shkollë, ndërsa tashmë figuron në listën e objekteve që do të privatizohen.
“Sot jemi në Kodër Kamëz, në repartin ushtarak 3030, të cilin prej kohësh ia kishim kërkuar për ta bërë një objekt shkollor. Madje kemi gati dhe projektin, i cili do ti jepte këtij komuniteti një shkollë moderne europiane, ndërkohë që shohim se krejt papritmas, listës së objekteve në proces privatizimi i është shtuar edhe reparti ushtarak. Shikoni se cfarë hipokrizie, shikoni se cfarë demagogjie. Nga njëra anë kërkojnë nga Bashkia e Tiranës më shumë shkolla, cerdhe, kopështe nga ana tjetër i rrëmbejnë dita ditës, troje të destnuara për funksione publike",- deklaroi Shalsi.
Në emër të Partisë Socialiste, Deputeti Shalsi lëshoi një tjetër mesazh për mazhorancën, që të heq dorë nga privatizimet me qëllim përfitimi, ndërsa shtoi se edhe ky privatizim mban firmën e ministrave Imami e Prifti, e bëhet në llogari të kryeministrit Berisha.
“Sot në emër të këtij komuniteti, për ti lëshuar një tjetër mesazh kësja maxhorance, që të heqin dorë nga privatizime të tilla sepse ne nuk do ti lejojmë. Dora e Imamit me urdhër të Priftit për llogari të Sali Berishës kërkon ta bëjë pjesë të oborrit të saj privat"- deklaroi Shalsi.
(m.a/BalkanWeb)