Kosovë, dëbora në Dragash deri dy metra
PRISHTINË- Reshjet e dëborës në Kosovë kanë vazhduar të bien gjatë natës dhe paraditen e sotme, ndërkohë që sipas raportimeve më të fundit në komunën e Dragashit, ajo arrin deri në dy metra, ndërsa disa fshatra janë bllokuar.
Rrugët magjistrale dhe rajonale janë përgjithësisht të kalueshme, por me vështirësi drejt Kullës në kufirin me Malin e Zi, Glloboqicës në kufirin me Maqedoninë dhe qendrës së skive në Brezovicë.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar 17 aksidente trafiku, 4 prej tyre me të lënduar, ndërsa 13 vetëm me dëme materiale.
(ma.ar/BalkanWeb)