Trupi i Xhevat Hanës mbërrin në atdhe, nesër lamtumira e fundit
TIRANË- Trupi i pajetë i ish-prokurorit të cështjes “Remzi Hoxha” mbërriti sot pasdite rreth orës 18:30 në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, nga Italia. Familjarë, të afërm e kolegë ishin të pranishën sot në Rinas, në pritje të trupit të Hanës, i cili u nda nga jeta në 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se nesër do të zhvillohen homazhe në nder të prokurorit të ndjerë Xhevat Hana. Ceremonia e homazheve do të mbahet në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë në Tiranë nesër nga ora 11.00 deri 12.00, për tu përcjellë më pas në varrezat e Shish-Tufinës.
Hana ka lindur në Librazhd më 28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Xhevat Hana njihet si prokurori që hapi çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës.
Gjithashtu, Xhevat Hana në periudhën 2003–2005 ka qenë këshilltar juridik i Presidentit të Republikës, si dhe ndihmës/komisioner në Institucionin e Avokatit te Popullit.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)