Itali, këshilltari i Lega Nord: Për emigrantët duhen furrat
ITALI - Këshilltari i partisë Lega Nord në Itali ka shokuar opinionin publik me një koment tepër të rëndë për emigrantët, në rrjetin social Facebook.
Mauro Aicardi iu bashkua komenteve të rënda rreth një sherri mes marokeneve në internet, duke shkruar “Për emigrantët, duhen furrat”.
Kjo shprehje e shëmtuar është komentuar nga të gjitha mediat në Itali, të cilat e kanë konsideruar si një deklarate mjaft të rëndë, për faktin se është thënë nga një përfaqësues politik.
Këshilltari e ka fshirë menjëherë frazën, madje ka kërkuar edhe ndjesë, por polemikat nuk kanë rreshtur.
Ndërkohë partia Lega Nord bëri të ditur se këshilltari Aicardi nuk është racist, por një person që respekton këdo që zbaton ligjin.
(er.nu/BalkanWeb)