E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, BBC: Grekët po bëjnë revolucionin e "patates"

ATHINE - Numri i njerëzve të përfshirë në këtë lëvizje është gjithnjë e në rritje ", thotë gazetari i cili flet për një formë moderne të "revolucionit".

Eshtë fjala për një ide të thjeshtë, për produkte të thjeshta. Mijëra tonë patate shiten direkt nga fermeri tek konsumatori, pa kalimin e tyre nëpërmjet agjentëve të tjerë, gjë që ka rezultuar në çmime të përgjysmuara, vëren gazetari i BBC.

Njerëzit presin me durim në radhë për të blerë një qese me patate, sepse sic shprehen ata “Pagat janë shumë të ulëta, taksat janë shumë të larta dhe çmimet e mallrave nuk duket të bien". Sipas konsumatorëve ky “revolucion” nisi me pataten dhe ata shpresojnë që të vazhdojë me produkte të tjera".

Lëvizja po bëhet gjithnjë e më shumë popullore në Greqi, vend i cili po vuan nga kriza më e keqe në historinë moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›