E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel propozon Schauble për president të Eurogroupit

BERLIN - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka propozuar që ministri i Financave në qeverinë e saj, Volfgang Schauble, të jetë presidenti i ardhshëm i Eurogroup pas dorëheqjes së Zhan-Klod Junker, në sipas gazetës Financial Times Deutschland, që citon sot burime anonime.

Ministri i financave i një vendi të zhvilluar si Gjermania, me përvojë, i respektuar dhe me ndikim, 69 vjecari Schauble, sipas burimeve të gezetës, ka “avantazhe" për të marrë drejtimin e Eurogrup.

Kancelarja Merkel ua ka propozuar kandidatin e saj krerëve të tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian, por vendimi përfundimtar ka të ngjarë të shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në Francë në maj, sipas gazetës.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy nuk ka dhënë ende miratimin e tij, nga frika forcimin e tepërt të pozitës së Gjermanisë, sipas burimeve të afërta me Eurogroup.

Kryeministri i Italisë Mario Monti, tha së fundmi se është shumë i zënë për të ndërmarrë kryesimin e Eurogroup dhe Kryeministri i Finlandës Giourki Katainen gjithashtu hodhi poshtë propozimin, sipas Financial Times Deutschland.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›