E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, serbët në veri pengojnë lëvizjen e EULEX-it

PRISHTINË- Grupe serbësh të organizaur të ejten në mbëmje në fshatin Dolane, afër Zveçanit kanë mbllokuar dy automjete të EULEX-it, të clat shoqëroheshin edhe nga KFOR.

Pas bisedave mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve lokalë të cilat kanë zgjatur rreth një orë, automjetet janë detyruar të kthehen mbrapsht në drejtim të Mitrovicës, ndërkohë që mësohet se gjatë bisedimeve ka pasur tensione, raporton Kosovapress.

Në takimin e mbajtur dje në Zveçan mes përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare dhe serbëve lokalë, nuk është arritur marrëveshje rreth lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it në veri, për shkak se të dyja palët kanë qëndruar pranë pozicioneve të tyre.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›