E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare godet tregjet aziatike

Tregjet e stoqeve ne Azi dhe Paqesor kane rene gjate hapjes se tyre sot ne mengjes pas deshtimit te miratimit te planit financiar te administres Bush ne Dhomen e Perfaqesuesve.

Mosmiratimi u shoqerua me nje renie te menjehershme te treguesve te Wall Street, duke shenuar zvogelimin me te madh ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Treguesi japonez “Nikkei” ra me 4.8 perqind ne oret e para te kuotimeve, nderkohe treguesit e burses australiane u pakesuan me 4.5 perqind.

Ne Korene e Jugut, “KOSPI” u zvogelua me 3.6 perqind. Tregjet aziatike reaguan pas burses amerikane e cila pesoi nje renie me 777 (7 perqind) pike dje ne mbyllje. Humbjet e djeshme ka lene pas edhe ato te 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›