E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci uron myftiun Tërnava për festën e Bajramit

Kryeministri Hashim Thaçi uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava dhe gjithë qytetarët e fesë islame të Kosovës me rastin e Bajramit të Madh.

"Kjo festë kremtohet për herë të parë në Kosovën e lirë, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kjo është arritja jonë e madhe, për të cilën janë përpjekur breza të tërë", thuhet në urim.

"Qytetarët e Kosovës janë shquar gjithmonë për vlerat humane, vëllazërore dhe tolerancën ndërfetare, duke u shquar si shoqëri që respekton arritjet më të mira të civilizimit", thuhet në urim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›