E Diel, 1 Nëntor 2026

Malajzia do ta njohë së shpejti Kosovën

Gjatë qëndrimit në New York, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka vazhduar takimet me homologë të tij nga vende të ndryshme të botës.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Rais Jatim, ministri Hyseni ka marrë premtime se Malajzia do ta njohë Kosovën shumë shpejt.

Ministri Hyseni është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Abdul Gheit, i cili ka thënë se vendi i tij do të reagojë në kohë të duhur lidhur me cështjen e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›