E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice, autoritetet: Situata eshte e qete

Situata ne Mitrovice eshte e qete, pavaresisht incidenteve te regjistruara se fundmi ne zonen veriore. Eshte ky konstatimi qe kane bere perfaqesuesit e strukturave te sigurise ne veri te Kosoves, ne mbledhjen e rregullt te tyre.

Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi ka deklaruar se pavaresisht incidenteve te ndodhura, nuk eshte regjistruar asgje tjeter qe mund te cenoje sistemin e sigurise.

Edhe zyrtaret e stacionit policor kane deklaruar se situata ka qene e qete dhe kane theksuar se forcat e policise kane intensifikuar kontrollet per luftimin e kontrabandes.

Incidenti i fundit ne Mitrovice u regjistrua te shtunen kur persona te maskuar sulmuan nje taksist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›