E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare ndryshon kursi i borxhit

Duke qene se kriza financiare nderkombetare ka shtrenguar kushtet per financime, Ministria e Financave hartuar nje strategji te re afatmesme per administrimin e borxhit te jashtem dhe te brendshem shteteror ne kushtet e zhvillimeve te reja. Keshtu eshte hartuar nje strategji e re 2009-2011 e cila merr ne konsiderate kostot e reja te shlyerjes se borxhit qe vjen nga ndryshimi i normave te interesit dhe ndryshimet ne kursin e kembimit. Ne strategjine 2008-2010 ishte parashikuar prezenca ne tregun nderkombetar nepermjet nje instrumenti internacional, bond i cili do te emetohej gjate vitit 2009. Por, si rezultat i ndryshimeve rrenjesore ne ekonomine boterore per efekt te krizes financiare ne fund te vitit 2008, propozimi per eurobondin u rishikua dhe u vendos qe te pritet derisa situata te qetesohet. Ministria e Financave sqaron se ne kushtet e reja emetimi i eurobondit gjate vitit 2009 nuk konsiderohet nje instrument i favorshem si persa i perket mungeses se likuiditetit ashtu edhe per persa i perket vleresimit te kostove efektive qe do perballej ky proces. Edhe kete vit investitoret do te vazhdojne te jene te terhequr dhe ne vleresimin e riskut do te vazhdojne te ofrojne nje interes te larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›