Akreditimi i Universiteteve kontroll mesimdhenies dhe programeve
Universiteti i Tiranes do te nise akreditimin Brenda ketij viti. Kjo procedure do te kryhet nga Keshilli Britanik i Akreditimit i cili do te nise me kontrollin e programeve mesimore, kurrikulave, cilesine e mesimdhenies si dhe gradat e titujt shkencore te stafit akademik qe punon ne to. Sipas procedurave te percaktuara duke filluar nga dita e sotme do te filloje zyrtarisht procedurat qe duhet te ndiqen qe Keshilli i Akreditimit Britanik te filloje kete proces te rendesishem, jo vetem per diplomat e UT, por edhe per universitetet e rretheve. Nisja e ketij procesi do te beje qe ne fund te ketij viti, maturantet do te njohin cilesine e cdo fakulteti te Universitetit te Tiranes ku do te vendosin te studiojne. Ai do te kaloje ne siten e akreditimit te britanikeve, te cilet deklarojne se kontrolli do te shtrihet ne pese fusha. Marreveshja eshte arritur gjate dites se djeshme ne takimin qe Rektori i Universitetit te Tiranes ka takuar lordin Uotson, i cili eshte dhe anetar i Keshillit te Akreditimit. Sipas rektorit Dhori Kule, kjo eshte hera e pare qe nje universitet do te kaloje ne nje verifikim te tille. "Universiteti i Tiranes ka mbaruar procedurat e vetevleresimit dhe ka marre edhe vendimin e senatit te vet. Pas kesaj ne menyre qe ne te shfrytezojme dhe te kemi mundesine e operatoreve te besueshem te huaj e perkthyem edhe ne gjuhen angleze. Ne i propozuam dhe i kerkuam lordit ta bejme kete proces akreditimi me Keshillin Britanik te Akreditimit" tha Kule. Nderkohe Lordi Uotson u shpreh se procesi i akreditimit do te shtrihet ne aspekte te tilla si cilesia e mesimdhenies, kurrikulave, por ky sipas tij eshte nje proces i nderlikuar qe kerkon kohe. Keshilli Britanik i Akreditimit ka nje eksperience te gjate ne kete fushe. Nje vit me pare ky keshill ndoqi akreditimin e te gjitha universiteteve ne Kosove.
Ligji
Ligji i Arsimit te larte parashikon qe te gjitha universitet kane 5 vjet kohe per te plotesuar standardet si staf pedagogesh me tituj dhe grada, programe cilesore si dhe ambiente dhe baze materiale ne raport me numrin e studenteve. Ne rast se keto standarde nuk permbushen diplomat e marra nga studentet jane te pavlefshme ne vendet e Bashkimit Evropian.
Cfare do kontrollohet
Programet mesimore
Kurrikulat
Cilesia e mesimdhenies
Gradat e pedagogeve
Titujt shkencore te stafit
Ligji
Ligji i Arsimit te larte parashikon qe te gjitha universitet kane 5 vjet kohe per te plotesuar standardet si staf pedagogesh me tituj dhe grada, programe cilesore si dhe ambiente dhe baze materiale ne raport me numrin e studenteve. Ne rast se keto standarde nuk permbushen diplomat e marra nga studentet jane te pavlefshme ne vendet e Bashkimit Evropian.
Cfare do kontrollohet
Programet mesimore
Kurrikulat
Cilesia e mesimdhenies
Gradat e pedagogeve
Titujt shkencore te stafit