Interesat, kursehen 1 miliarde leke
Blerina Hoxha
Buxheti i shtetit ka kursyer rreth 1 miliarde leke nga shlyerja e interesave te borxhit, si rezultat i programimeve me te larta qe ishin bere per shlyerjen e kesteve te interesave, prej rrjedhojave qe krijoi kriza financiare boterore. Sipas burimeve zyrtare ne ministrine e Financave shpenzimet per interesa qe perfaqesojne rreth 14 per qind te totalit te shpenzimeve korente te realizuara gjate shtatemujori, rezultojne me nje kursim prej rreth 823 milione leke, rrjedhoje kjo e kursimit per rreth 374 milione leke ne interesat e brendshme dhe prej rreth 449 milione leke ne interesat e jashtme. Te njejtat burime sqarojne se, kundrejt planit vjetor interesat jane realizuar ne rreth 58.4 per qind, ndersa krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ato rezultojne rreth 2.3 miliarde leke me te larta ose rreth 12 per qind me shume, nga te cilat shpenzimet e interesave te brendshem jane rritur me 1.6 miliarde leke si pasoje e rritjes se, normave te interesit ne tregun e brendshem, si dhe 704 milione leke eshte rritja e shpenzimeve per interesat e huaja per efekt te rritjes si te kursit te kembimit. Si rezultat i mungeses se likuiditetit ne treg parashikohen rritje te normave te interesit ne tregun e brendshem dhe te jashtem. Diferenca e kredise nga jashte parashikohet rreth 500 pike perqindje, duke rritur shume koston e saj por edhe ne tregun e brendshem parashikohen rritje te normave te interesit me 100- 150 pike perqindje. Si rezultat i spostimit lart te interesave parashikohet qe per vitin 2009 efekti shtese i pageses se interesave ne buxhet te jete rreth 3.786 milion leke. Stoku i borxhit shteteror ne fund te periudhes gjashtemujore arriti 612 miliarde leke. Stoku i borxhit te brendshem arriti ne 398 miliarde leke. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, borxhi afatshkurter (bonot e thesarit) perfaqesoi 55.09% te tij, nga 55.99% ne fund te vitit 2008, ndersa letrat me vlere me afat maturimi me te gjate se nje vit perfaqesojne 36.68% te stokut, kundrejt 36.14% ne fund te vitit 2008. Ne vlera absolute, te dhenat zyrtare treguan se stoku i borxhit te jashtem arriti ne rreth 214 miliarde leke, i ndare ne 181 miliarde leke borxh shteteror dhe 33 miliarde leke borxh i garantuar. Borxhi publik ne Republiken e Shqiperise perfaqesohet nga borxhi i Qeverisjes Qendrore, pasi per momentin pushteti lokal nuk zoteron ende te drejten per te emetuar letra me vlere te borxhit publik.