Kriza financiare në Greqi, ekspertët: Ti kërkohet ndihmë FMN

Ekspertët në Greqi propozojnë që qeveria t’i drejtohet për ndihmë Fondit Monetar Ndërkombëtar duke e vlërësuar këtë mundësi si zgjidhja më e mirë për daljen e vendit nga kriza financiare. Analistët theksojnë se zgjidhja e FMN-së do të ishte një "cacus belli", (shkak për luftë) ndaj Greqisë nga gjithë vendet anëtare të zonës së euros. Por ata shtojnë se kjo është ndoshta e vetmja armë që ka në dorë Greqia për neutralizuar kërkesat e Brukselit lidhur me uljen e pagave dhe heqjen e pagës së 14-të në sektorin publik.
Gazetat kryesore greke të ditës së mërkurë thonë se, kryeministri Papandreu ua ka paraqitur këtë mundësi homologëve të vet gjatë samitit të javës së kaluar, ndërkohë që e ka diskutuar edhe me presidentin rus Dimitri Medvedev, që ky i fundit, tha se ia sugjeroi zotit Papandreu gjatë takimit që patën dje në Moskë.
Bashkimi Europian ka kërkuar që brenda muajit mars, qeveria të heqë pagën e 14–të mujore që u jepet si shpërblim punonjësve të sektorit publik. Përmes kësaj mase synohet kursimi I më shumë se 1 miliardë eurove. Por grupimet sindikale të sektorit publik kanë kërcënuar me përshkallëzim të reagimeve të tyre. Ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu, pas përfundimit të mbledhjes së ECOFIN-it, tha se qeveria do të garantojë të ardhurat e punonjësve. Ministri shtoi se kjo do të realizohej me çdo mënyrë dhe përsëriti se ishte kategorik në deklaratën e tij. < I mëparshmi