SHBA kërkon rihapjen e dialogut me Sirinë
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar njërin nga zyrtarët e vet më të lartë në Siri në përpjekje për ndërtimin e marrëdhënieve të reja me këtë vend të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan, Barack Obama emëroi zyrtarisht Robert Fordin si ambasador të ri në Siri, i pari në pesë vitet e fundit.
"Emërimi i tij përfaqëson angazhimin e Presidentit Obama për avancimin e interesave amerikane përmes përmirësimit të komunikimit me qeverinë dhe popullin e Sirisë", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Republikanët amerikanë e kanë kritikuar emërimin e ambasadorit në Damask si një shpërblim që i bëhet armikut.
"Me këtë emërim, politika jonë e jashtme rrezikon të dërgojë sërish mesazhin se është më mirë të jesh armik kokëfortë, sesa bashkëpunëtor dhe aleat besnik i Shteteve të Bashkuara", tha Ileana Ros-Lehtinen, përfaqësuesja republikane në Komisionin për Politikën e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Analistët thonë se Uashingtoni zyrtar beson që strategjia e mëhershme e izolimit të Sirisë ka dështuar dhe se duhet rihapur dialogu si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për paqen në Lindjen e Mesme.