Takimet, presidenca : Nuk ka pasur propozime konkrete
Në takimet që presidenti zhvilloi një ditë më parë me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike nuk ka pasur propozime konkrete. Zyra e shtypit e presidentit sqaron kështu opinionin publik përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen zyrtare në internet.
• Takimet në presidencë, Berisha- Rama qëndrime të kundërta për kutitë
“Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime. Palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës” thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës. < I mëparshmi