Arrestimi i Baradarit goditje e rëndë për talebanët
Arrestimi i njeriut numër dy të talebanëve në Afganistan, si rezultat i aksionit të përbashkët të CIA-s dhe një ekipi nga Pakistani, i ka dhënë një goditje të re kryengritësve, të cilët po përballen me ofensivën e fuqishme ushtarake, të kryesuar nga SHBA-ja dhe ka shtuar shpresat se forcat pakistaneze të sigurisë tani janë të gatshme që t’i mohojnë strehimin udhëheqësve të militantëve afganë.
Arrestimi i Mullah Abdul Ghani Baradar, në qytetin pakistanez, Karachi, mund të detyrojë udhëheqësit e militantëve afganë, të cilët strehohen në Pakistan, që të hyjnë në negociata me qeverinë e Afganistanit.
Baradar ishte njeriu i dytë i talebanëve dhe është konsideruar si dorë e djathtë e udhëheqësit të talebanëve, Mullah Omarit dhe besohet se ai ka kryesuar Këshillin kryesues të talebanëve, me seli në Pakistan. Ai ishte një nga themeluesit e lëvizjes së talebanëve dhe është zyrtari deri me tani më i lartë i talebanëve, i cili është arrestuar.
Baradar gjithashtu ka shërbyer si lidhje mes Mullah Omarit dhe komandantëve në terren. Ai ka tashmë 10 ditë që është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje, kanë theksuar dy zyrtarë pakistanezë të inteligjencës.