Kriza financiare ve ne prove Euron

Monedha e vetme evropiane Euro mendohej se do ti bashkonte vendet evropiane ne nje bashkim te fuqishem monetar. Por e gjithe zona e Euros eshte tani e dobet ashtu sikurse hallka me e dobet e saj dhe ky ishte nje realitet i pamohueshem ne vitin 2010. Sic njofton Selah Hennessy e Zerit te Amerikes kriza financiare vuri ne prove lidhjet qe e bashkojne Evropen por ne te njejten kohe ka lene nje pikepyetje per te ardhmen e kontinentit.
Protestuesit neper rruget e Irlandes javet e fundit te 2010-es ishin tipike per te treguar se si do te mbahet mend ky vit nga shume vete borxhi qeveritar shkurtimi i shpenzimeve dhe trazirat sociale.
Paqendrueshmeria financiare e ka vene ne prove monedhen evropiane Euron.
Ne fillim te vitit ishte Greqia vendi qe u perfshi fillimisht nga kriza. Borxhi masiv buxhetor beri qe tregjet te humbin besimin tek aftesia e vendit per ta paguar borxhin.
Udheheqesit evropiane u perpoqen shume per riparimin e kesaj hallke te dobet te nje vendi te Bashkimit. Ata dhane mbi 100 miliarde Euro per ekonomine greke dhe krijuan nje fond per te ndihmuar vendet e ardhshme te Eurozones ne situata te ngjashme financiare. Vetem 6 muaj me vone ishte Irlanda ajo qe kishte nevoje te dilte nga kriza dhe parate per te cilat ky vend pati nevoje 100 miliarde dollare ju dhane.
Ian Begg i Shkolles Ekonomike te Londres thote se kriza ekonomike dhe financiare po i detyron vendet e Eurozones ta rishikojne sistemin e tyre monetar. Ai thote se evropianet jane duke gjetur dobesite e sistemit dhe po i crrenjosin ato gje qe sipas tij po e ben monedhen evropiane me te forte.
Kjo eshte karakteristike per menyren se si operon Evropa-ajo pret derisa dicka nuk funksionon mire dhe pastaj ne procesin e gjetjes se nje zgjidhjeje avancon drejt nje shkalle me te madhe integriteti nderkohe qe vazhdon te respektoje te drejtat e vendeve individuale.
Por edhe ekonomi te fuqishme si ajo e Frances kane borxhe te medha. Shkurtimi i shpenzimeve publike ka shkaktuar greva dhe protesta te vazhdueshme. Dhe ne kete atmosfere te kufizimit te shpenzimeve publike udheheqesit evropiane jane perpjekur se tepermi te balancojne nevojat ekonomike te ekonomive te tyre me ato te Evropes.
Zoti Begg thote se nevojat kombetare mbeten perparesia kryesore.
Nuk kishte si te behej kurre nje Bashkim Shtetesh Evropiane dhe aq me teper nje Evrope e Bashkuar shtetesh dhe pikerisht kete jemi duke pare tani.
Por kjo eshte ajo qe shpresonin te arrinin dikur shume evropiane. Pasi dy Luftra Boterore e ndane kontinentin me dysh enderrimtaret imagjinonin nje Evrope ne paqe te bashkuar politikisht dhe ekonomikisht.
Simon Tilford krye-ekonomist ne Qendren per Reforma Evropiane thote se kriza financiare e ka prishur kete vizion.
Fatkeqesisht solidariteti i nevojshem eshte prishur nga kriza financiare. Keshtu elektoratet e vendeve me te pasura te cileve u eshte kerkuar te garantojne huate per vendet e tjera me pak te zhvilluara jane zemeruar nga ky fakt sepse ata mendojne perse ne duhet ta bejne nje gje te tille Duket sikur po i shperblejme ata per shkeljen e normave. Kjo e veshtireson punen per ato qeveri qe duan ta cojne perpara procesin e evropianizimit.
Kjo mund te paraqese nje problem te madh vitin e ardhshem. Edhe ekonomite e Portugalise Italise dhe Spanjes mund te ndeshen me probleme dhe ato gjithashtu mund te kene nevoje per paketa shpetimi.
Por ne kushtet kur elektoratet e ketyre vendeve e vuajne mbi vete shkurtimin e pagave dhe rritjen e madhe te taksave mund te jete e veshtire per udheheqesit evropiane qe ta bindin elektoratin e tyre te shpenzojne me teper nga xhepat e tyre per ta shpetuar ekonomine e ketyre vendeve.