Kriza globale dhe parashikimi im më i guximshëm

Ne kemi parashikuar një rritje prej 12 për qind të të ardhurave. Unë ju them se nuk ka parashikim më të guximshëm që bëhet në një kohë krize, por të jeni të sigurt se ne parashikimin nuk e kemi bërë të udhëhequr thjesht nga dëshira jonë
Nga Sali Berisha*
Kryeministër dhe kryetar i PD
Dëshiroj të uroj të gjithë ata që dolën fitues në këto zgjedhje, por një gjë është e sigurt, se më i fituari në këto zgjedhje është qytetari i Kosovës, sepse vendi i tij, sistemi i tij kaloi më sukses provën e parë të madhe, atë të zgjedhjeve të mira dhe të lira.
- Unë nuk mund të lë pa përshëndetur përzemërsisht zgjedhësit shqiptarë në pesë njësitë vendore që me pjesëmarrjen e tyre i dhanë dhe një leksion, për ata që dinë të lexojnë, bojkotit dhe politikave bojkotuese. Qytetarët nuk bojkotojnë!
- Jam shumë i vendosur dhe optimist se ne do tia dalim që të rrisim në mënyrën më të madhe dhe progresive financimet për komunitetet lokale dhe qeveritë vendore.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve, Kryeministri Berisha u përqendrua te buxheti, duke e cilësuar si një buxhet mjaft të guximshëm. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha përshëndeti gjithashtu, zgjedhjet në Kosovë, por edhe zgjedhësit që votuan në 5 komunat në Shqipëri, duke i dhënë një leksion të qartë politikave bojkotuese.
Zotërinj deputetë,
Deri sa të votohet në Parlament, kryefjala e të gjitha takimeve tona do të jetë buxheti.
Para se të ndalem tek buxheti, në emrin tuaj, në emër të qeverisë dhe të shqiptarëve, dua të përshëndes me përzemërsinë më të madhe qytetarët e Kosovës, qeverinë, forcat politike dhe institucionet e Kosovës, për zgjedhjet vendore që u zhvilluan dje, të cilat ishin një test i madh i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.
Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time më të madhe për mënyrën e qytetëruar të zhvillimit të tyre, e bazuar kjo në raportet e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëshiroj të uroj të gjithë ata që dolën fitues në këto zgjedhje, por një gjë është e sigurt, se më i fituari në këto zgjedhje është qytetari i Kosovës, sepse vendi i tij, sistemi i tij kaloi më sukses provën e parë të madhe, atë të zgjedhjeve të mira dhe lira.
Për hir të së vërtetës, në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve ishin përqendruar mediat më të mëdha të botës, mediat e mëdha të vendit, por edhe institucione ndërkombëtare. Zhvillim pozitiv në këto zgjedhje ishte se pjesëmarrja e serbëve ishte më e lartë se në çdo proces tjetër, por edhe vetë pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë në zgjedhjet vendore në Kosovë. Natyrisht, përveç tri komunave që i mbajnë peng qarqet nacionaliste të Beogradit, komunat e tjera serbe që shtrihen nën veriun e Mitrovicës kanë marrë pjesë, duke dëshmuar vullnetin e tyre për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen në Kosovën e pavarur, aty ku kanë shtëpinë e tyre, ku kanë tokën, ku kanë jetesën e tyre dhe ndërtojnë të ardhmen.
Kështu, në këtë festë Kosova bëri investimin e parë të saj të madh në drejtim të proceseve integruese euroatlantike dhe evropiane. Kjo ishte dëshmi e një serioziteti të madh dhe përkushtimi të veçantë ndaj vlerave.
Gjithashtu, unë nuk mund të lë pa përshëndetur përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje të gjithë zgjedhësit shqiptarë në pesë njësitë vendore, komunat dhe bashkitë, në jug dhe veri të vendit për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje të pjesshme, pjesëmarrje e cila arriti pothuajse 80 për qind të pjesëmarrjes së vitit 2007. Kjo ishte një pjesëmarrje më të cilën qytetarët shqiptarë jo vetëm shprehën besimin, por i dhanë dhe një leksion, për ata që dinë të lexojnë, bojkotit dhe politikave bojkotuese. Qytetarët nuk bojkotojnë! Ky ishte mesazhi i djeshëm i zgjedhësve në mbarë komunat që u votua. Mesazhi i djeshëm i tyre ishte se mos njohja e rezultatit të votimit, kur votimet janë të ligjshme, të ndershme, transparente dhe kanë realizuar standardet kryesore të OSBE-së, nuk pranohet nga qytetarët shqiptarë. E kundërta ndodh! Nuk po marr fakte se në të gjitha këto zgjedhje, megjithëse ne kemi marrë shumë më tepër vota se kemi pasur në vitin 2007, kjo është pozitive dhe i falënderoj me mirënjohje, por vetë pjesëmarrja është zhvillimi më pozitiv në këto zgjedhje.
Të nderuar deputetë,
Sot ju keni filluar shqyrtimin e projekt buxhetit, i cili ka disa specifika, por njëra prej tyre është më kryesorja. Në këtë buxhet ne kemi ardhur tek ju me një shkurtim prej 30 për qind të shpenzimeve operative të administratës së këtij vendi. Ky është një shkurtim jashtëzakonisht i madh dhe i thellë, por, e theksoj, dhe shumë i domosdoshëm. Në ndërtimin e buxhetit dhe buxheti ndërtohet në një kohë krize, në një kohë kur kriza financiare dhe ekonomike botërore ka pasur ndikimin e vet në mbarë botën, ka pasur ndikimin e saj dhe në Shqipëri, por në strukturën dhe në parametrat e tij është buxheti i një kuraje mjaft të madhe.
Siç e dini, ne kemi parashikuar një rritje prej 12 për qind të të ardhurave. Unë ju them se nuk ka parashikim më të guximshëm që bëhet në një kohë krize, por të jeni të sigurt se ne parashikimin nuk e kemi bërë të udhëhequr thjesht nga dëshira jonë. Jo, parashikimin e kemi bërë se ne besojmë se do të shndërrojmë në realitet këtë objektiv, duke zgjeruar më tej lirinë e tregut, duke rritur më tej hapësirat e tij, duke luftuar me vendosmëri të madhe, me zero tolerancë informalitetin, korrupsionin dhe natyrisht, kjo përbën një provë të fuqishme për ne. Duhet ta them këtu, nuk ka asnjë vend të vetëm, në dijeninë time, që parashikon një rritje të tillë të të ardhurave. Nga ana tjetër, ne jemi përpjekur dhe midis qëndrimit të ecjes drejt konsolidimit të mëtejshëm makroekonomik, të ngushtimit të deficitit buxhetor dhe zvoqëlimit të borxhit publik në njërën anë, apo zgjerimit të deficitit buxhetor dhe rritjes së borxhit publik nga ana tjetër, në emër të disa interesave të caktuara, ne kemi zgjedhur të parën, ose jemi përpjekur ti harmonizojmë ato. Ne i jemi përmbajtuir tendencës së uljes së deficitit buxhetor, i jemi përmbajtur tendencës së uljes së borxhit publik dhe rritjes së ndjeshme të investimeve.
Një moment shumë i vështirë në këtë buxhet, më i vështiri, ka qenë qëndrimi ndaj rrogave dhe pensioneve. Në mbarë Evropën, viti 2009 u karakterizua nga ulje me vendim të rrogave dhe pensioneve në shumicën dërrmuese të ish-vendeve komuniste, por edhe në vende të tjera. Edhe neve, na u këshillua muaj më parë, në fillim të vitit, që të mos parashikonim rritje rrogash dhe pensionesh në vitin 2009. Ky parashikim nuk bazohej në asnjë keqdashje, as ndaj nesh si qeveri dhe as ndaj shqiptarëve, por bazohej në parashikimet, sipas të cilave, do të ishte e pamundur të realizohej dhe e dëmshme. Dhe në fakt, duhet ta pranojmë, se ky qëndrim bazohej në parashikimet pesimiste që diktoheshin kriza, pasi ekonomitë e vendeve ish-komuniste, nga Lituania, Letonia, te Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Serbia e me radhë, që të gjitha u zhytën në minus përsa i përket rritjes ekonomike.
Dhe për realizimin e të ardhurave, ne mund të themi, mrekullisht, ia dolëm dhe këtë vit kemi të ardhura 8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ne këtë vit kemi një rritje ekonomike, ajo që është e llogaritur deri tani, 5.3 për qind, presim të llogaritet edhe ajo gjatë tre mujorit që shkoi dhe tre mujorit që vjen.
Problemi i rrogave dhe pensioneve ishte akoma më madhor këtë vit, nëse duhej ne që të parashikonim rritje apo jo. Rritja që u bë në 2009, u parashikua në bazë të të dhënave të 2008-ës. Ka patur debat jo të vogël, të drejtë, legjitim edhe me partnerë dhe miq, edhe brenda nesh. Por në fund ne ramë plotësisht dak