E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mblidhemi për ti vënë vizën Sali Berishës

Sali Berisha u thotë shqiptarëve nga kutia e mbyllur e Parlamentit, se duhet të jenë të lumtur që Shqipëria po shkon drejt heqjes së vizave. Është kjo arsyeja që në 20 nëntor, Shqipëria e cila ka mbetur e fundit për të lëvizur e lirë në Evropë, duhet të mblidhet në sheshin Skënderbej, për ti vënë vizën Sali Berishës

Nga Edi Rama

Kryetar i Partisë Socialiste*

Motra dhe vëllezër. Këtu e gjashtë muaj më parë në mënyrë misterioze, në pragun e shtëpisë së tij, u vra barbarisht një vëlla, një shok, një mik dhe një qytetar i nderuar, i gjithë këtij Qarku. Në atë kohë, me kulturën dhe edukatën tonë, ne respektuam kujtimin e mikut tonë, duke respektuar drejtësinë, dhe duke i kërkuar asaj të të thotë fjalën e vet, pa dashur që atë humbje të rëndë dhe atë vrasje barbare ta linim të bëhej qoftë edhe për një çast një ngjarje politike.

Por 6 muaj kanë kaluar dhe përveç nxjerrjes në tregun e gazetave të gjithë farë versionesh, nga më skandalozet, nga vet njerëzit e shtetit të asaj që ndodhi, ne sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Unë dua që në këtë moment, Sali Berisha dhe të gjithë ata që e ndjekin pa dyshim këtë protestë, të dëgjojnë për 1 minutë zërin e fortë të heshtjes tuaj, në nderim të Fatmirit dhe njëkohësisht në shprehje të së vërtetës së madhe, se ne jo vetëm nuk harrojmë, por nëqoftëse drejtësia nuk bën drejtësi, ne nuk falim.

I bindur që të gjithë ju, ashtu si të gjithë qytetarët e qytetaret e Fierit dhe gjithë Shqipërisë, pavarësisht bindjeve politike, kërkojnë sot një Shqipëri të drejtë dhe një drejtësi të barabartë për gjithë shqiptarët.

E filloj këtë fjalë, se jam i bindur, se të gjithë ju qytetarë liridashës të Fierit, ku Sali Berisha tentoi të grabiste njërin prej mandateve të 28 qershorit dhe ku ju e zmbrapsët me forcë kusarin e zgjedhjeve, do të vini kështu siç jeni në 20 nëntor në Tiranë, për ti treguar Shqipërisë, por edhe botës mbarë, se kjo betejë për të nxjerrë në dritën e diellit votën tonë, të kyçur në kuti forcërisht nga Sali Berisha është një betejë për të nxjerrë Shqipërinë nga rrethi i mbyllur 20-vjeçar i zgjedhjeve të deformuara, që në 28 qershor arritën një kulm të papranueshëm.

Do vini kështu në 20 nëntor, për ti treguar Sali Berishës se është mbushur kupa e zullumit të tij, e për tju dhënë zemër të gjithë shqiptarëve kudo që janë në këto orë të Shqipërisë së zgjedhjeve të grabitura, nga pushteti i një familje të vetme, për Shqipërinë e lirive dhe të drejtave të cunguara, për interesat e një njeriu të vetëm që duke mbajtur peng kutitë e votimit, po afron me shpejtësi vetëlargimin e tij.

Do të vini kështu siç jeni në 20 nëntor në Tiranë, për të ti treguar të gjithëve se si mbrohet liria e votës, se si mbrohet e drejta për numërimin e ndershëm të votës, se si mbrohet liria dhe dinjiteti njerëzor, nga një pushtet ilegjitim, që me vota të vjedhura po vjedh përditë të ardhmen e vendit e fëmijëve tanë. Sali Berisha u thotë shqiptarëve nga kutia e mbyllur e Parlamentit, se duhet të jenë të lumtur që jetojnë sot në Shqipëri. Është kjo arsyeja, që në 20 nëntor, Shqipëria që nuk ha në tryezën e pasur të familjes në pushtet të Sali Berishës, që nuk ngop barkun me bukë, të vij në sheshin Skënderbej, për të hapur kutitë që mbajnë peng parlamentin e saj.

Sali Berisha u thotë shqiptarëve nga kutia e mbyllur e Parlamentit, se duhet të jenë të lumtur që Shqipëria po shkon drejt heqjes së vizave. Është kjo arsyeja që në 20 nëntor, Shqipëria e cila ka mbetur e fundit për të lëvizur e lirë në Evropë, duhet të mblidhet në sheshin Skënderbej, për ti vënë vizën Sali Berishës.

Sali Berisha u thotë shqiptarëve nga kutia e mbyllur e parlamentit, se duhet të jemi të lumtur, se Shqipëria po zhvillohet ekonomikisht më shpejt se vendet e Evropës, madje edhe më shpejtë se Kina. Është kjo arsyeja që më 20 nëntor, Shqipëria e atyre që nuk paguajnë dot ilaçet, librat e shkollës së fëmijëve, që nuk kanë mundësi për punë, apo që humbasin punën për shkaqe politike apo krizës ekonomike, që nuk kanë mundësi për të ardhmen duhet të mblidhet në sheshin Skënderbej për të pushuar nga puna Sali Berishën.

Edhe nga Fieri i themi të gjithë bashkë Sali Berishës, mos rri mbi kutitë e mbyllura të zullumit të 28 qershorit, se do të fundosesh vet ti në atë zullum, njësoj si kur u zgjodhe President, sepse nuk i le shqiptarët të zgjedhin lirisht Parlamentin, por ndryshe nga atëherë kur more tërë Shqipërinë me veten, ne nuk do të presim që ti të fundosesh bashkë me Shqipërinë në gropën e madhe që po i hap përditë ekonomisë shqiptare. Sepse po nuk hape kutitë, siç e kërkon arsyeja madhore e vendit, do të duhet të largohesh me zgjedhje shumë të parakohshme.

Demokracia është asgjë më shumë se sa forca e të vërtetës, të cilat konkurrojnë lirisht për një pushtet që është i përkohshëm, që është pa pushim në trysninë e konkurrencës së lirë. Ndërsa regjimi i grabitjes së gjithçkaje, përmes grabitjes së votës përmes shkatërrimit të vlerave të demokracisë, që po instalohet përditë në Shqipëri, nuk ka të bëj gjëkundi me demokracinë dhe me qytetarët, por vetëm me kusari dhe pushtetarët.

Asnjë protestë, as kjo protestë nuk është zgjedhja e lirë e atyre që protestojnë, por është e vetmja rrugë për dëgjimin e një problemi që nuk dëgjohet nga ata që duhet ta zgjidhin. Lëvizja jonë e protestave në Shqipëri ska lindur nga dëshira e jona për tu grumbulluar qytet e më qytet, madje edhe nën shi e në të ftohtë, për të folur për demokraci, ndërkohë që vendi shkon drejt diktaturës. Jo. Kjo lëvizje që ka bashkuar socialistë e progresistë, liberal, të majtë e të djathtë, është një zgjedhje e detyruar, patriotike, nga gjendja e rëndë e demokracisë në vend mbas deformimit të votës së lirë në presionin e shtetit të bërë njësh me pushtetin. Integrimin nuk e dëmton bojkoti ynë, por e pengojnë arsyet që na shtyjnë ne ta ndërmarrim këtë rrugë të vetme, kur shtrohet një problem i rëndë, si zgjedhjet e deformuara. Ky problem nuk zgjidhet duke e mbuluar me fjali, se këto zgjedhje ishin më të mira nga të tjerat, por nuk ishin aq të mira sa ato që duhet të ishin për tu quajtur me standarde dhe aq më pak për të hyrë pa kushte në parlamentin e kthyer në sallë të këshillit kombëtar të partisë së Saliut, me vota të numëruara keq e shumë keq, siç thonë miqtë tanë ndërkombëtarë.

Kemi qenë dhe do të jemi gjithnjë të gatshëm të bisedojmë, të dialogojmë, të zgjidhim çdo problem madhor dhe të zgjidhim çdo sfidë madhore të vendit, duke përdorur forcën e arsyes dhe jo arsyen e forcës. Këtu jemi prej kohësh, kemi bërë të qartë çfarë kërkojmë dhe nuk është faji ynë që të tjerët kanë kujtuar se kjo është një lojë politike e zakonshme, për interesin e vogël të Edi Ramës apo dikujt tjetër, dhe pa gjasa që të zgjasë shumë. Megjithatë ne jemi këtu, për të ofruar në çdo çast, kur ka dëshirë dhe vullnet nga pala tjetër kontributin tonë, që kërkesat tona të kuptohen drejt edhe nga ata që skanë dashur apo skanë mundur ti kuptojnë. Por ndërkohë ne as do të ndalemi dhe as do të humbasim asnjë çast në rrugën e kësaj beteje të nisur përsa kohë, pala tjetër do të zgjedhë shurdhërinë në vend të dëgjimit dhe propagandën mashtruese antiopozitare dhe diversionin banal ndaj opozitës në vend të komunikimit normal.
Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në Parlament, për tu bërë bashkëfajtorë në mbylljen e syve, përpara të vërtetës dramatike të 28 qershorit dhe për të mbyllur kushedi për sa e sa vite të tjera mundësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  
Ndërkohë miqtë e mi, motra e vëllezër, Saliu vazhdon bën ligje për vete, vazhdon bën ligje për familjen, vazhdon bën ligje për tu pasuruar. Në 1995, u përgatit një projektligj, që synonte që toka bujqësore që ishte marrë në përdorim nga banorët tu kalonte në pronësi. Në ligj përcaktoheshin të gjitha rastet kur toka nuk u kalonte at

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›