Kriza greke Athina e paafte te paguaje borxhet
Në Greqi rriten shqetësimet mbi aftësitë e Athinës zyrtare për të paguar borxhet, ndërsa sinjalet se vendi i zhytur në krizë do të kërkojë sërish ndihmë sa vijnë e bëhen më konkrete.
Ndërkohë, Agjencia e Vlerësimit të Riskut Standard & Poor's ka ulur sërish vlerësimin për aftësinë paguese të Greqisë, e në nivel europian po merren në konsideratë hapa të tjerë ndihme që do të jenë për vitin e ardhshëm. Fjala është për një shumë disa miliarda euro përtej fondit të shpëtimit për Greqinë që kapte 110 miliardë euro.
Sot përfaqësues të BE-së, FMN-së dhe Bankës Qendrore Evropiane fillojnë vlerësimin e përpjekjeve të ndërmarra deri tani nga Greqia në kuadër të reformave për kursim. Për reduktimin e borxhit të lartë, buxheti grek duhet të kursejë brenda tre vjetësh 26 miliardë euro.
E vetëm nëse vendi përmbush detyrimet, do të lëvrohet një tjetër këst borxhi prej 12 miliardë eurosh. Megjithatë kriza ekonomike që vazhdon të mbërthejë Greqinë e bën dhe më të vështirë sfidën për Athinën zyrtare vlerësojnë analistët.
Delina Bitraku