Teksas, i thuhet po ligjit për mbajtjen e armëve në shkolla

Senatori i Teksasit në SHBA i ka thënë po ligjit i cili parashikon lejimin e armëve në shkolla dhe kolegjet publike. Pas disa tentative të dështuara ligji i aprovuar lejon armët në ambjentet e shkollës.
Mbështetësit e tij deklarojnë se kjo bëhet për vetëmbrojtje, ndërsa kundështarët e ligjit deklarojnë se kjo mund të rrisë dhunën.
Votimi i këtij ligji sjell dëbate të mëdha të lëna pezull në senatin amerikan, lidhur me këtë çështje. Gjatë kësaj kohe senatori republican Jeff Wentworth, nuk kishte mundur të kishte votat e nevojshme për të kaluar ligjin.