Libia, NATO bombardon sërish Tripolin

NATO ka nisur sërish bombardimet gjatë natës në Tripoli. Dëshmitarët thanë se duket se sulmet ishin dentinuar për ndërtesat qeveritare, përfshirë edhe kompleksin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi.
Raportohet se aeroplananat e NATO-s i kishin sulmuar të paktën katër vende rreth Tripolit dhe se këto ishin bombardime tejet të rënda.
Këto sulme u bënë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se po kalon koha për Gadafin.
Nga sulmet ajrore të NATO-s, në kompleksin e Gadafit në Tripoli, më 1 maj, u vranë djali dhe tre nipër të tij.