Kërkesa e palestinës, SHBA bllokon ndihmën

Shtetet e Bashkuara vendosën tërheqjen e ndihmës prej 200 milion dollarësh për Autoritetin Palestinez.
Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga presidenti i Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara për njohjen e Palestinës, kërkesë kjo e kundërshtuar fort nga SHBA, e cila ka paralajmëruar se në rast se kërkesa shtrohet në Këshillin e Sigurimit, do të vendosë veton e saj.
Lideri palestinez Mahmoud Abbas dorëzoi kërkesën e tij në Kombet e Bashkuara për njohjen e shtetit palestinez në kufijtë vitit 1967.
Por kërkesa u kundërshtua fort nga SHBA dhe Izraelit, që thonë se një shtet palestinez mund të pranohet vetëm nëse arrihet me negociata me palën izraelite dhe jo përmes rezolutave në OKB.